Përmbytje masive në Kroaci, rrugët “pushtohen” nga uji

Reshjet e dendura dhe stuhitë e fuqishme kanë përfshirë Kroacinë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa pjesë të bregdetit dalmat. Situata ka përkeqësuar kushtet e jetesës në zonë, ndërsa shumë rrugë janë përmbytur.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencave janë angazhuar në operacione të shumta, duke pastruar rrugët nga pemët e rrëzuara dhe duke larguar ujin nga bodrumet e përmbytura të ndërtesave. Gjithashtu, lumenjtë Kupa dhe Sava kanë dalë nga shtrati, duke përkeqësuar situatën në disa zona.

Autoritetet kroate kanë ndërmarrë masa për përballimin e situatës, duke përfshirë edhe rajonet më të brendshme të vendit. Kjo stuhi vjen pasi Bosnja u godit më herët këtë javë nga reshje të dendura, të cilat shkaktuan përmbytje të mëdha në atë zonë.


Shtuar 6.10.2024 19:56