Përballja e ditës në “La Liga”, kush do e sfidojë Realin e Madridit? Kalendari i plotë

La Liga spanjolle vijon sot spektaklin e saj për të ardhur me të tjera përballje interesante që do të mbajnë shikuesit pranë ekraneve.

Liga më e madhe spanjolle sot do të ketë xhiron e tretë të ndeshjeve ku spikasin disa sfida interesante, por njëra prej tyre shihet si superndeshja e ditës.

Ndeshja më interesante do të jetë ajo mes Real Betis dhe Real Madrid.

Këtë ligë, sot do ta hap ndeshja mes Celta Vigos dhe Athletic Bilbaos, ndeshje kjo që fillon në orën 17:00, kurse programin do ta mbyll takimi mes Real Betis dhe Real Madrid, që zhvillohet në orën 22:00.

Skuadra e Betis do ta zhvillojë ndeshjen e sotme si skuadër vendase në stadiumin “Benito Villamarin”, dhe do të kërkoj fitoren e parë këtë edicion kundër gjigantit Real Madrid.

Pas dy xhirove, tabelën e kryeson skuadra e Valencias me shtatë pikë, aq sa ka edhe skuadra e Mallorcas në vend të dytë. Real Madridi zë vendin e pestë me një fitore dhe një barazim, kurse skuadra e Real Betisit gjendet në vendin e 10 me dy barazime.

Programin e plotë të ndeshjeve në La Ligan spanjolle e gjeni më poshtë.

17:00 Celta Vigo – Athletic Bilbao (Stadiumi Balaídos)

19:30 Elche – Sevilla (Stadiumi Manuel Martínez Valero)

19:30 Real Sociedad – Levante (Stadiumi Reale Seguros)

22:00 Real Betis – Real Madrid (Stadiumi Benito Villamarín)/albeu.com

 


Shtuar 28.08.2021 12:30