Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka thënë se do të qëndrojë si lider i Spanjës, pas pesë ditësh spekulimesh për të ardhmen e tij.
Javën e kaluar, Sánchez njoftoi se po anulonte të gjitha angazhimet zyrtare pasi një gjykatë hapi një hetim fillestar ndaj gruas së tij mbi pretendimet për korrupsion, përcjell Telegrafi.
Të lidhura
None found
Ai i quajti akuzat një “fushatë ngacmimi” të orkestruar nga mediat e krahut të djathtë.
Sánchez ka qenë në pushtet që nga viti 2018.
Vendimi i tij javën e kaluar “për t’i dhënë kohë vetes” për të reflektuar nëse ia vlente të vazhdonte si kryeministër erdhi si befasi edhe për njerëzit nga Partia e tij Socialiste (PSOE).
Akuzat kundër gruas së z. Sánchez, Begoña Gómez, u ngritën kundër saj nga organizata Manos Limpias (Duart e Pastra), e udhëhequr nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme të quajtur Miguel Bernad.
Të enjten, prokurori publik i Madridit bëri thirrje që hetimi të mbyllet për mungesë provash.
Manos Limpias pranoi gjithashtu se akuzat mund të ishin të pasakta sepse ato bazoheshin në histori të gazetave në internet – njëra prej të cilave tashmë është dëshmuar të jetë e rreme.
