Pretendimi i Princ Harry-t dhe Meghan Markle se u martuan në fshehtësi është hedhur poshtë nga certifikata e tyre e martesës. Në intervistën e tyre me Oprah Winfrey, dukesha e Sussex-it tha se ata ishin martuar tre ditë para ceremonisë madhështore zyrtare.
Zyra e Regjistrimit të Përgjithshëm tani ka zbuluar për herë të parë certifikatën e dasmës së çiftit, duke treguar se ata u martuan më 19 Maj 2018, në një ceremoni luksoze në Kalanë Windsor. Zyrtari që përpiloi licensën për martesën e Dukës dhe Dukeshës së Susexx-it thotë se Meghan është “e konfuzuar” për martesën.
Ish nëpunësi, Stephen Borton tha për “The Sun”: “Më vjen keq, por Meghan është qartë e konfuzuar dhe keqinformuar. Licenca speciale që hartova iu mundësoi atyre që të martoheshin në Shën George’s Chapel në Windsor dhe ajo që ndodhi me 19 Maj dhe që u pa nga miliona njerëz në të gjithë botën, ishte dasma zyrtare e njohur nga ligji dhe Kisha e Anglisë.”