Një 38-vjeccar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi ka tentuar të vraë me armë zjarri ish-gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Romë, jashtë një lokali.
Pas një debati, burri mori armën në maklinë dhe qëlloi drejt saj. Plumbi për fat të mirë kapi xhamin e një lokali që ishte i mbyllur në atë kohë.
Burri me origjinë shqiptare dhe bashkëpunëtori i tij janë larguar me makinë ndërsa gruaja ka lajmëruar menjëherë policinë e shtetit. Bashkëpunëtori u arrestua në zonën e Battistinit, ndërsa 38-vjeçari u kap në një shtëpi në Selva Candida. Oficerëve iu desh të hynin nga dritarja dhe e gjetën burrinfshehur në një dollap.
38-vjeçari, ishte arrestuar edhe në vitin 2021 për dhunë ndaj ish-bashkëshortes. /Albeu.com/