Princi Harry udhëtoi disa ditë më parë drejt Pallatit Mbretëror për të qenë pranë familjes së tij në ceremoninë mortore për Princin Philip. Ai mbërriti në 11 prill në Britaninë e Madhe, për herë të parë që pas largimit me Meghan Markle. Ndërkohë kjo e fundit nuk e shoqëroi Harry-n dhe u tha se mjeku i ka ndaluar udhëtimet për shkak të shtatzënisë. Kështu, Meghan nuk ishte e pranishme për t’i dhënë lamtumirën e fundit Princit Phlip.
Miqtë e ish-aktores kanë treguar se ajo nuk dëshiron që jetë qendra e vëmendjes dhe ndaj ka vendosur të mos jetë e pranishme në ceremoni. Megjithatë të njëjtët persona janë shprehur se Meghan ka pasur një lidhje shumë speciale me Princin Philip dhe se ajo e adhuronte si njeri.
Edhe pse nuk ishte e pranishme në funeral, Meghan e ndoqi nga shtëpia të gjithë ceremoninë dhe madje dërgoi atje një buqetë varrimi tepër domethënëse për të ndjerin.
Lulet e zgjedhura nga Meghan ishin disa lloje, por të gjitha kanë simbolikë. Royal Marines dhe Acanthus mollis, janë lulet kombëtare të Greqisë, shteti ku Duka ka lindur. Nuk munguan as Campanula, që simbolizojnë mirënjohjen dhe dashurinë e përjetshme. Rosmary për të simbolizuar përjetësinë e figurës së princit dhe lavander për devocionin e tij. Ndërsa disa trëndafila ishin vendosur për nder të muajit të lindjes së Princ Philip.
Bashkë me buqetën e varrimit, Meghan kishte shkruar me dorë edhe një letër.
Së fundmi, mediat e huaja raportojnë se një burim ka treguar se ajo dhe djali i saj, Archie, i çuan gjërat një hap më tej dhe madje folën dhe me Mbretëreshën, teksa i zgjatën dorën për t’i shprehur ngushëllimet.
“Meghan folur me Harryn para varrimit të gjyshit të tij. Meghan dhe Archie gjithashtu folën me Mbretëreshën në fillim të kësaj jave”, tha burimi për revistën “People”.
Më herët, një tjetër burim theksoi se Dukesha u këshillua që të mos merrte pjesë në ceremoninë e varrimit.