OKB: Numri i viktimave të civilëve ukrainas ka arritur në 1,119

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut konfirmoi sot se 1,119 civilë janë vrarë deri më tani dhe 1,790 janë plagosur që kur Rusia filloi sulmin e saj në Ukrainë.

Rreth 15 vajza dhe 32 djem, si dhe 52 fëmijë, gjinia e të cilëve ende nuk dihet, ishin në mesin e të vdekurve, tha Kombet e Bashkuara në një deklaratë që mbulonte periudhën midis fillimit të luftës më 24 shkurt dhe mesnatës së 26 marsit.

Shifrat e vërteta të viktimave pritet të jenë shumë më të larta, me raporte të vonuara në disa rajone ku luftime intensive po zhvillohen, ndërsa shumë raporte ende kërkojnë vërtetim.

OKB-ja tha se ky ishte veçanërisht rasti rreth qytetit port të rrethuar të Mariupolit, si dhe Volnovakha në rajonin e Donetsk, Izium në rajonin e Kharkiv, Popasna dhe Rubizhne në rajonin e Luhansk dhe Trostianets në rajonin Sumy.


Shtuar 27.03.2022 16:51