Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur një paralajmërim të rëndë për përkeqësimin e situatës humanitare në Gazë, duke theksuar se një numër gjithnjë e rritur i foshnjave atje janë në prag të vdekjes nga uria akute.
Fëmijët e vegjël dhe foshnjat janë ndër më të prekurit nga uria kronike, dhe në të njëjtën kohë ka një rritje të shqetësueshme të grave shtatzëna me nënpeshë, që rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
“Kjo është tërësisht e krijuar nga njeriu, gjithçka që po shohim nga ana mjekësore; ky ishte një territor ku sistemi shëndetësor funksiononte mirë,” tha Harris.
OBSH synonte të ndërtonte qendra emergjente për stabilizimin e kequshqyerjes në Gaza, por përparimi ishte penguar nga mungesa e sigurisë. Një qendër e krijuar në Gazën jugore dhe OBSH po përpiqet të krijojë një në veri të Gazës, por OBSH thekson se nuk mund të realizohet derisa të ketë një armëpushim.