Paralajmërimi i OBSH: Sëmundjet mund të vrasin më shumë se sa bombat në Gaza

Më shumë njerëz mund të vdesin nga sëmundje sesa nga bombardimet në Gaza nëse sistemi i saj shëndetësor nuk riparohet, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Më shumë se 15,000 njerëz janë vrarë nga bombardimet e Izraelit, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës të drejtuara nga Hamasi.

Margaret Harris, nga OBSH, ngriti shqetësimet për një rritje të shpërthimeve të sëmundjeve infektive, duke thënë se nuk kishte ilaçe, vaksina, ujë të sigurt apo ushqim. “Ne pamë një numër shumë të lartë të rasteve të diarresë tek foshnjat,” tha ajo. Më tej ajo shtoi se shembja e spitalit al Shifa në veri të Gazës ishte një “tragjedi”.


Shtuar 28.11.2023 16:13