Rreth 8 muaj pas arrestimit, ish-presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka ndarë fotografi të reja nga burgu amerikan ku mbahet në Nju Jork.
Pamjet janë publikuar në llogarinë e tij personale në X dhe rezultojnë të shkrepura më 25 qershor 2026, në orën 18:05. Maduro shihet me tuta gri dhe syze të zeza, ndërsa duket se ka humbur ndjeshëm peshë. Megjithatë, ai buzëqesh dhe formon me dorë simbolin e fitores.
Të lidhura
None found
Përmes një mesazhi në anglisht, Maduro shprehu mirënjohjen ndaj personave që, siç thotë ai, nuk kanë reshtur së mbështeturi.
Ai shkroi se vazhdojnë të qëndrojnë të palëkundur dhe se zemrat e tyre janë të mbushura me dashurinë e mbështetësve, e cila shndërrohet në lutje, veprim të pandërprerë, solidaritet dhe përkrahje të sinqertë. Maduro falënderoi pa masë për çdo fjalë, gjest dhe bekim.
Në një publikim të dytë, të shkruar këtë herë në spanjisht, ish-presidenti bëri të ditur se fotografitë ia kishte nisur familjes si një “dhuratë të vogël dashurie dhe shprese”.
Maduro sqaroi se pamjet ua dërgonte si një dhuratë të vogël të gjithë nipërve dhe mbesave, djemve dhe vajzave të tij, si edhe të gjithë njerëzve fisnikë që i duan.
Fotografitë e mëparshme të Maduros ishin bërë publike pas ndalimit të tij në janar nga forcat ushtarake amerikane dhe gjatë dërgimit të tij në një gjykatë të SHBA-së.
Këto pamje të reja publikohen në një kohë kur Maduro vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Shtetet e Bashkuara.
