Ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vetëv*itet me lidhëse këpucësh

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Amalidha të Greqisë, ku një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Viktima, i identifikuar si Spiro Vilcani, u zbulua pa shenja jete nga autoritetet, i varur në krevat me lidhëset e këpucëve. Policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat dhe motivet që mund ta kenë shtyrë drejt këtij akti të rëndë.

Të lidhura

None found

Sipas banorëve të zonës, Vilcani ishte një person i qetë dhe i rezervuar, i cili nuk kishte shumë kontakte me njerëzit. Trupi i tij është dërguar në morg për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht ngjarjen.


Shtuar 16.01.2025 22:13

Tags: ,