Në kërkim prej 44 vitesh, arrestohet “më në fund” një nga anëtarët e bandës famëkeqe “Brigadat e Kuqe”

Policia argjentinase ka vënë në pranga një person të kërkuar në Itali prej katër dekadash për një rrëmbim të kryer nga Brigadat e Kuqe. Bëhet fjalë për Leonardo Bertulazzi, i cili prej vitesh ishte refugjat në Argjentinë dhe rrezikon deri në 27 vite burg në Itali.

Bertulazzi, i cili tani është 77 vjeç, u dënua në Itali në vitin e largët 1970 në mungesë për rrëmbimin e Pietro Costa, një inxhinier ndërtimi anijesh nga një familje e pasur ndërtimi anijesh në Xhenova.

Ai u arrestua për herë të parë në vitin 2002 nga policia e Buenos Aires kur hyri në vend nga Kili me një pasaportë false, por u lirua pas disa muajsh.

Atij iu dha statusi i refugjatit dy vjet më vonë, por vendimi u revokua kur presidenti i Argjentinës, Javier Millay, mori pushtetin vitin e kaluar.

Brigadat e Kuqe ishin përgjegjëse për rrëmbime dhe vrasje të shumta të zyrtarëve qeveritarë në vitet 1970 dhe 1980, duke përfshirë ish-sekretarin e Shtetit Aldo Moro.


Shtuar 31.08.2024 20:41