Ismail Elfath është emri i përzgjedhur nga FIFA për të drejtuar gjysmëfinalen mes Anglisë dhe Argjentinës. Arbitri 44-vjeçar, me origjinë nga Casablanca e Marokut, e nisi karrierën e tij ndërkombëtare në vitin 2012.
Të lidhura
None found

Që nga viti 2016 ai mban distinktivin e FIFA-s, ndërsa sfida më prestigjioze që i është besuar deri më tani mbetet Kupa Interkontinentale, aty ku Paris Saint-Germain triumfoi ndaj Flamengos pas ekzekutimit të penalltive.



Sa i përket qasjes së tij në fushë, Elfath njihet për një tolerancë të theksuar gjatë ndërhyrjeve, edhe në ato momente kur lojtarët tejkalojnë kufijtë e lejuar. Ky element shihet si një lehtësim për Argjentinën, skuadër e cila u shfaq mjaft agresive në përplasjet fizike gjatë ndeshjes çerekfinale kundër Zvicrës.



Duhet theksuar se Lionel Messi dhe bashkëlojtarët e tij janë vënë në qendër të kritikave të ashpra, si në median tradicionale ashtu edhe në rrjetet sociale. Ata akuzohen se kanë përfituar nga favorizime të dyshimta nga ana e FIFA-s, përmes vendimeve të diskutueshme të gjyqtarëve në ndeshjet e tyre.


