Një nënë e cila dëshironte “të mbronte” djalin e saj, bëri një plan për tu hakmarrë ndaj një ngacmuesi në shkollën e tij. Por Zyra e Qarkut Bexar në Teksas e dërgoi nënën në burg ndërsa “ngacmuesin”e supozuar në spital.
45-vjeçarja Jennifer Lynn Rossi do të hakmerrej ndak shokut të klasës së djalIt të saj, pasi ai ikishte vjedhur një pije dhe dyshonte se e ngacmonte. Atë mbrëmje kur djali i Rossit i tregoi asaj historinë, hetuesit thanë se Rossi i tha djalit të saj se “kishte një ide” kundër shokut të klasës.
Hetuesit thanë së të nesërmen Rossi i dha djalit të saj një pije tjetër dhe djali i saj e çoi në shkollë, duke ia dhënë viktimës 11-vjeçare gjatë orës së edukimit fizik. Fëmija tha se pija kishte shije aq të keqe sa u përpoq ta pështynte.
Pas konsumimit të pijes, nxënësi kishte dhimbje koke dhe u dërgua me urgjencë në spital. Zyrtarët e shkollës thanë se telefonuan menjëherë Zyrën e Sherifit të Qarkut Bexar për të raportuar incidentin Sipas një raporti të BCSO, Rossi u tha zyrtarëve të shkollës se ajo e kishte spërkatur pijen me një përzierje limoni, kripe dhe uthull, duke pretenduar se ajo ishte infermiere dhe kjo përzierje nuk ishte e dëmshme.