Krijojnë foto intime të saj me Inteligjencën Artificiale dhe ia shpërndajnë në internet, studentja denoncon dy shokët e klasës

GREQI – Ditën e sotme, një nxënëse e gjimnazit në Halkidi së bashku me nënën e saj ka denoncuar se dy nga shokët e saj të klasës i kishin krijuar foto me inteligjencën artificiale dhe po i qarkullonin në grupe të mbyllura në një rrjet social.

Shokët e saj të klasës kishin krijuar një foto të turpshme në internet dhe kishin përdorur fytyrën e saj.

Ndaj prindërve të djemve është ngritur një rast.

Fotoja e redaktuar fillimisht u postua në një grup të mbyllur prej katër personash në Instagram dhe më pas u ngarkua në një grup tjetër të mbyllur prej 20 personash në të njëjtën platformë.

E mitura ka denoncuar si autorë dy shokët e saj të klasës.

Për çështjen është njoftuar Prokurori për të Mitur në Kalkidë, i cili ka urdhëruar ngritjen e dosjes ndaj prindërve të djemve për moskujdesje ndaj një të mituri.

Autorët nuk u arrestuan për shkak të moshës.


Shtuar 16.02.2024 20:59

Tags: ,