Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Festivalin e Kanës. Një grua u shfaq me fustan në tapetin e kuq dhe më pas e hoqi atë në shenjë proteste për viktimat e dhunës seksuale në Ukrainë.
Në trup ajo kishte shkruar “mos na përdhunoni” dhe gjithashtu kishte ngjyrat e flamurit ukrainas. Më pas ajo u mor nga rojet e sigurisë dhe u largua nga skena.
Autoritetet ukrainase kanë thënë se po hetojnë rastet e përdhunimit të grave nga forcat ruse gjatë pushtimit të tyre të pjesëve të vendit./albeu.com
https://www.youtube.com/watch?v=KyA3wGNowWc