Ndërtohet një kopje e Statujës së Lirisë në Indi

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon qytetarët në Panjub të Indisë, duke bërë një vepër arti të ngjashme me atë në Nju Jork në vendin e tyre.

Indianët kanë ndërtuar një kopje të Statujës së Lirisë. Ata e kanë vendosur statujën në majë të një ndërtese në ndërtim.

“Diku në një vend të Panjubit është vendosur Statuja e Lirisë”, thuhet në mbishkrim.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë reaguar për ngjarjen. Njëri thotë se tani njerëzit nuk kanë më nevojë të shkojnë në SHBA, pasi Statuja e Lirisë është në Indi. Panjubi njihet si një zonë, që ka statuja dhe struktura të ndryshme, që zbukurojnë çatitë e ndërtesave.


Shtuar 27.05.2024 19:17