Alice Stewart, komentatore e vjetër politike e rrjetit amerikan CNN ka vdekur papritur në moshën 58 vjeçare, njoftonte agjencia.
Zyrtarët e policisë thanë për CNN se trupi i Stewart ishte gjetur jashtë shtëpisë së saj në veri të Virginia mëngjesin e të shtunës. Shkaku i saktë i vdekjes nuk është publikuar akoma për zyrtarët thonë se ka ardhur nga një ‘emergjencë mjekësore’ ose një atak kardiak.
Stewart kishte nisur karrierën e saj si gazetare në Georgia para se të vendosej në Arkansas, dhe më pas të bëhej përfaqësuese shtypi e ish-guvernatorit Mike Huckabee deri në vitin 2008.
CNN punësoi Stewart si komentatore politike para zgjedhjeve të vitit 2016 dhe e ndjera kishte punuar në programe të shumta, deri një ditë para vdekjes së papritur, në programin politik të Wolf Blitzer.
Në kohën e saj të lirë Stewart ishte një vrapuese e zellshme dhe postonte shpesh foto të garave të saj në rrjetet sociale. Ajo kishte vrapuar në maratonën TCS New York në nëntor, ndërsa muajin e kaluar kishte krye maratonën Cherry Blossom 10 Mile.