Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen. Nëpërmjet një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.
Përflitej se arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tyre ishin dyshimet se Rodriguez e ka tradhtuar këngëtaren me Madison LeCroy.
Burime për “E! News” thanë se ylli i muzikës nuk ka qenë e lumtur kohët e fundit, pasi besimi i saj ishte thyer pas thashethemeve për tradhti.
“Kur besimi i saj prishet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj, sepse e di që Alex do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër.
Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthehen së bashku. Ai po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur”, tha burimi.