“Orbiteri i Zbulimit Hënor” i NASA-s (LRO) muajin e kaluar vuri re një copëz të çuditshme të një objekti që po kalonte me shpejtësi mbi sipërfaqen hënore.
Dhe siç rezulton, objekti që u pa nuk ishte UFO, shkruan yahoonews.
Rezulton se imazhi i LRO-së tregon satelitin artificial i njohur ndryshe si Danuri, i cili po udhëtonte në orbita pothuaje paralele me LRO-në , sipas një deklarate të NASA-s.
Ndryshe, Danuri nisi misionin në gusht të vitit 2022, duke u bërë kështu misioni i parë i Koresë së Jugut në Hënë.
Sateliti hyri në orbitën hënore në dhjetor të vitit 2022 dhe është projektuar për të ndihmuar në planifikimin e misioneve të ardhshme në polet hënore.
Sipas NASA-s, shkencëtarët në Qendrën e Fluturimit Hapësinor Goodard, kishin nevojë për kohë që të kapnin një paraqitje të shkurtër të Danurit.
Arsyeja pse ky satelit shfaqet si një copëz e vogël e paidentifikuar, është sepse koha e ekspozimit të kamerës së LRO-së ishte jashtëzakonisht e shkurtër.
Bëhet e ditur se LRO identifikon edhe mbetjte e uljeve hënore të rrëzuara në një përpjekje për të përmirësuar sistemet e pozicionimit të zbarkuesve të ardhshëm