NASA hap konkurs, në kërkim të shkencëtarëve që do të “jetojnë në Mars” për një vit

NASA ka hapur një konkurs për katër pjesëmarrës në kërkimin shkencor të jetës dhe punës së simuluar në kushte të vështira natyrore në sipërfaqen e Marsit për një vit.

Në këtë konkurs mund të aplikojnë jo duhanpirësit e moshës 30 deri në 55 vjeç, me njohje të mirë të gjuhës angleze dhe një arsim minimal të një Master Shkencor dhe është i hapur deri më 2 prill

Kjo përpjekje shkencore, e dyta në rend nga gjithsej tre të planifikuara, do të realizohet në Qendrën Hapësinore të NASA Johnson në Hjuston në pranverën e vitit 2025.

Projekti do të vendoset në një sipërfaqe prej rreth 150 metra katrorë në të cilën do të simulohen kushtet klimatike në Planetin e Kuq, ku temperatura mesatare është minus 62 gradë Celsius, me një atmosferë në të cilën ka shumë pak oksigjen dhe ku nuk ka shtresë ozoni, kështu që sipërfaqja e këtij planeti bombardohet vazhdimisht nga rrezatimi hapësinor.

Është një botë e shkretëtirës me pluhur, ku erërat fryjnë herë pas here, ka re dhe gjithçka është e mbuluar me pluhur të kuq.


Shtuar 19.02.2024 18:24