Ministri grek kundër ndarjes së kufijve: Është gjëja e fundit që ka nevojë Ballkani

Ministri grek Nikos Dendias ka kritikuar idenë e ndarjes së kufijve atë që quhet ndryshe dhe “Non-Papers”, në Ballkan.

Sipas ministrit, ndryshimi i kufinjve është gjëja e fundit për të cilën Ballkani ka nevojë pasi është një rajon i paqëndrueshëm.

Dendias ka thënë se çdo gjë që do të bëhet duhet të bëhet me hapa të kontrollueshëm dhe të kujdesshëm në mënyrë që të mos shkaktoje konflikt.

“Gjëja e fundit për të cilën Ballkani ka nevojë është mendimi për ndryshimin e kufijve. Ballkani është një rajon i paqëndrueshëm. Gjithçka që bëjmë në Ballkan duhet të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që të mos shkaktojmë situata të tjera të pakontrollueshme. Unë nuk besoj në asnjë mënyrë se kjo letër vjen nga një shtet”, tha ndër të tjera Dendias.


Shtuar 3.06.2021 19:58