Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ushtria jonë, e papërshtatshme për problemet me të cilat përballet Evropa

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka bërë thirrje për debat serioz kombëtar lidhur me të ardhmen e ushtrisë së vendit, duke argumentuar se gjendja aktuale e Gjermanisë nuk është e përshtatshme për të trajtuar sfida të politikës së sigurisë me të cilat përballet Evropa, raportoi të enjten “The Guardian”.

Pistorius, i cili shpesh ka bërë thirrje që Gjermania të jetë gati për luftë që nga ardhja e tij në postin e ministrit një vit më parë, ka thënë se vendi duhet të jetë gati për t’u përballur me presidentin rus.

“Nëse jeni të gatshëm ta mbrojmë këtë vend, debati duhet të bëhet”, ka thënë ai ndersa ka folur me ushtarët praktikantë në akademinë ushtarake gjermane në Hamburg.

Pistorius tha se paqja dhe liria që vendet e Evropës kanë gëzuar për dekada nuk mbetet më siguri e pakundërshtueshme.

Gjatë kësaj jave, Pistoriusi ka thënë se po konsideron lejimin e banorëve pa shtetësi gjermane për t’u bashkuar me ushtrinë në përpjekje për të rritur numrin e trupave nga 181 mijë në 203 mijë deri në vitin 2031.


Shtuar 25.01.2024 21:22