Merr flakë fabrika e dronëve amerikanë në Letoni

Shpërthen në flakë fabrika amerikane e dronëve në Letoni. Fabrika prodhonte dronë për ushtrinë e Ukrainës dhe aleatët e NATO-s, raporton AFP.

Mbi 20 makina të policisë, nëntë makina zjarrfikësish dhe pesë ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes, në fabrikën e drejtuar nga firma amerikane Edge Autonomy në periferi të kryeqytetit të Letonisë, Riga.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe aktualisht nuk ka raportime për viktima.

Zjarrfikësit letonezë u kanë kërkuar banorëve vendas të mbajnë dyert dhe dritaret e të mbyllura, për shkak të tymit të madh.

Kompania me bazë në Kaliforni, sipas faqes së saj të internetit, prodhon aeroplanë pa pilot me rreze të gjatë për misionet e inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit. /REL/


Shtuar 7.02.2023 23:41