Një lajm i ëmbël ka ardhur sot nga Pallati Mbretëror. Princesha Beatrice është shtatzënë dhe pret fëmijën e saj të parë këtë vjeshtë, me partnerin Edoardo Mapelli Mozzi
Çifti u martua në muajin korrik të vitit të kaluar, në një ceremoni të fshehtë në All Saints Chapel, Windsor Great Park, pasi planet për një event publik madhështor u shkatërruan nga pandemia e koronavirusit.
Her Royal Highness Princess Beatrice and Mr Edoardo Mapelli Mozzi are very pleased to announce that they are expecting a baby in autumn of this year.
The Queen has been informed and both families are delighted with the news.
? The couple on their wedding day in July 2020. pic.twitter.com/oCHZLBa8oT
— The Royal Family (@RoyalFamily) May 19, 2021
Pas një romance të papritur, Princesha Beatrice dhe Mozzi u fejuan në shtator 2019.
“Të dy jemi shumë të emocionuar që po fillojmë këtë aventurë jetese së bashku dhe mezi presim të martohemi. Ne ndajmë kaq shumë interesa dhe vlera të ngjashme dhe e dimë që kjo do të na mbajë si një çift shkëlqyeshëm në vitet në vazhdim, plot dashuri dhe lumturi”, thanë ata në një deklaratë.
Fëmija do të jetë stërnipi i 12-të i Mbretëreshës, pas fëmijës së dytë të Princit Harry dhe Meghan Markle që do të lind në verë.
Kujtojmë se në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Princesha Beatrice dhe bashkëshorti i saj u akuzuan se kanë thyer rregullat strikte të të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar pasi u panë duke darkuar me 4 persona të tjerë, të gjithë nga familje të ndryshme.
Naga ana tjetër, përfaqësuesit e çiftit mbretëror u janë përgjigjur akuzave, duke thënë se ajo nuk ishte një darkë e thjeshtë, por një takim pune, i cili lejohet sipas rregullave anti-Covid.