Një operacion nga Autoriteti Portual grek është duke u zhvilluar në zonën detare të Karlovasit, Samos, për gjetjen e katër personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje me emigrantë.
Një person ka humbur jetën raportohet nga mediat greke, ndërsa 25 persona arritën të shpëtonin.
Sipas informacioneve të para, anija ishte nisur nga bregu turk. Emigrantët që u shpëtuan u transportuan shëndoshë e mirë në Vathi në Samos.
Një roje plazhi dhe një mjet i rojes bregdetare janë përfshirë në kërkimin e vazhdueshëm për katër personat e zhdukur.