Mbyllet gazeta në Hong Kong, qytetarët mblidhen për të blerë kopjet e fundit

Një ndër gazetat më pro-demokracisë në Hong Kong ka botuar ditën e sotme ka kopjen e fundit të gazetës. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të mblidhen përpara ndërtesës së ‘Apple Daily’ për të blerë kopjet e fundit dhe për të mbështetur gazetarët.

Sipas mediave ndërkombëtare, mbyllja e kësaj gazete shënon fundin e një epoke për lirinë e medias në vendin e drejtuar nga kinezët.

“Faleminderit të gjithë lexuesve, abonentëve, klientëve të reklamave dhe hong kongersave, për 26 vjet plot dashuri dhe mbështetje. Këtu ju themi lamtumirë, kujdesuni për veten tuaj,” ishin fjalët e fundit të stafit.

E cilësuar si një nga gazetat më të zëshme pro-demokracisë së Hong Kongut, Apple Daily, njoftoi ditën e djeshme se do të mbyllet. Ky vendim erdhi pas arrestimit të kryeredaktorit të gazetës dhe pesë zyrtarëve tjerë ekzekutivë, pas dyshimeve se ata kanë shkelur Ligjin e ri për siguri kombëtare.

Shtuar 24.06.2021 22:45