Mbretëresha nuk do të iu përgjigjet më letrave nga adhuruesit, kjo është arsyeja pse

Mbretëresha gjithmonë iu është përgjigjur personalisht të gjitha letrave që iu janë dërguar, por ajo ka vendosur të punësoj dikë për këtë detyrë.

Shumë e zënë me detyrat e saj zyrtare në Windsor pas pushimit të vendosur nga mjekët, Mbretëresha Elizabeth nuk ka shumë kohë për t’u marrë me postën që mbërrin çdo ditë. Për këtë arsye ajo po kërkon një korrespondent të ri i cili do të punojë në Buckingham Palace në kontakt të ngushtë me mbretëreshën.

Puna në Pallatin Buckingham ose në rezidenca të tjera mbretërore britanike nuk ka qenë kurrë më e lehtë. Faqja e Familjes Mbretërore aktualisht është në kërkim të stafit të llojeve të ndryshme, nga shërbëtorët e deri te shefat e kuzhinës, kujdestarët dhe menaxherët e niveleve të ndryshme.

Por ka edhe rolin e një asistenti shumë të veçantë: një korrespondent, i cili, i ulur në një zyrë të vogël në Pallatin Buckingham, do të duhet të shkruajë letra në emër të mbretëreshës.

Mbretëresha Elizabeth i përgjigjet çdo letre.

Detyra dyvjeçare ka të bëjë me menaxhimin e mijëra letrave që mbërrijnë në Pallatin Buckingham çdo javë nga e gjithë bota, drejtuar drejtpërdrejt sovranes me mesazhe përshëndetje, ftesa apo kërkesa të llojeve të ndryshme.

Dhe ajo u përgjigjet të gjithëve, qoftë edhe vetëm përmes një asistenti. Ajo i rezervon komunikimet personale të afërmve, miqve të veçantë ose krerëve të shtetit, të cilat i nënshkruan “Elizabeth Q”. (Elizabeth Queen)

Ndihmës Oficeri i Korrespondencës do të jetë pjesë e një ekipi që merr përgjegjësinë për t’iu përgjigjur çdo letre relativisht shpejt, duke ruajtur stilin e mbretëreshës. Gjithmonë duke pasur parasysh se – siç thotë i njëjti njoftim në faqen e Familjes Mbretërore – këto janë “letra që marrësi nuk do t’i harrojë kurrë”.

Pas lajmit të largimit të Harryt, dhe shtrimit të saj në spital, mbretëreshës Elisabeth përveç se i janë shtuar punët, sipas udhëzimeve të mjekëve duhet edhe të pushojë. Për këtë arsye ajo do të punësojë njerëz dhe për veprimet më të thjeshta si shkrimi i letrave.


Shtuar 25.11.2021 18:55