Në Mbretërinë e Bashkuar, sot nisën festimet për Jubileun Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II, e cila do të festojë 70-vjetorin e mbretërimit të saj deri të dielën.
Një mundësi për të bërë homazhe edhe për disa të famshëm që kanë nderuar Britaninë e Madhe, mbi të gjitha Gareth Bale dhe James Milner, të cilët u emëruan anëtarë të Urdhrit të Perandorisë Britanike (MBE), nderi i pestë më i lartë.
Rio Ferdinand nga ana tjetër u emërua Oficer i Urdhrit të Perandorisë Britanike (OBE)./ h.ll/albeu.com