Macron premton përshpejtim të ndihmës ushtarake për Ukrainën, Zelensky: U dakordësuam për raketat franceze

Franca do të përshpejtojë furnizimin e Ukrainës me pajisje të reja ushtarake, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas një telefonate rreth dyorëshe me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, të zhvilluar pas sulmit vdekjeprurës rus në Kryvyi Rih.

Të lidhura

None found

Sipas Zelenskyt, Macron shfaqi gatishmërinë për të ndërmjetësuar me vendet aleate që disponojnë rezerva të raketave interceptuese Patriot.

Patriotët konsiderohen ndër sistemet më të rëndësishme për përballimin e raketave balistike që Rusia përdor në luftën kundër Ukrainës. Përballë intensifikimit të goditjeve ruse, Kievi u ka kërkuar vazhdimisht partnerëve ndërkombëtarë furnizime të reja me raketa për mbrojtjen ajrore.

“U dakordësuam për përshpejtimin e dorëzimit të pajisjeve dhe raketave franceze”, shkroi Zelensky në Telegram, pa dhënë hollësi të tjera. Ai shtoi: “Faleminderit që konfirmuat gatishmërinë tuaj për të dhënë licenca për prodhimin e raketave.”

Ukraina pret gjithashtu sistemin e mbrojtjes ajrore SAMP/T-NG, të zhvilluar nga Italia dhe Franca. Pajisja pritet të jetë në gjendje të neutralizojë raketa balistike, ndonëse deri tani nuk është provuar në kushte lufte. Diplomatët evropianë kanë bërë të ditur se sistemi nuk pritet të dërgohet në Ukrainë para pranverës së vitit të ardhshëm.

Gjatë bisedës, Macron i përcolli Zelenskyt “tmerrin dhe emocionin e tij të thellë” pas sulmit rus ndaj një qendre tregtare në Kryvyi Rih, qyteti i lindjes së presidentit ukrainas. Nga goditja humbën jetën të paktën 16 persona, ndërsa më shumë se 130 të tjerë u plagosën.

“Duke goditur në mënyrë sistematike civilët dhe duke zgjedhur frikësimin e përshkallëzimin, Rusia po përpiqet të tregojë forcë, por mbi të gjitha po zbulon dobësinë e saj”, u shpreh Macron.

Zelensky bëri të ditur se në komunikimin me presidentin francez u trajtua edhe situata e negociatave të paqes, si dhe bashkëpunimi e kontaktet me Shtetet e Bashkuara.

“U dakordësuam për hapat që mund të krijojnë mundësi të reja diplomatike”, tha presidenti ukrainas.


Shtuar 23.08.2026 08:34

matbetsultanbeyli escortiptv satın alİmajbetizmir escortAnkara escortjojobetbetnanoAnkara escortgrandpashabetbetparkilbetilbetbahsegelbehsegelmarsbahiscasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisHoliganbetMarsbahisultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomBetparibuHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomhuhubetholiganbetroyalbet girişroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet giriş