Një numër i konsiderueshëm mërgimtarësh nga Kosova janë bllokuar në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, ku kanë kaluar gjithë natën në pritje për të vijuar udhëtimin.
Të lidhura
None found
Udhëtarët që ndodhen në kufi raportojnë se kolonat e automjeteve janë të gjata, ndërsa pritja po zgjat prej orësh.
Për io, njëri prej mërgimtarëve ka deklaruar se ata kanë më shumë se 9 orë që presin në kufirin Serbi–Kroaci.
Sipas tij, gjatë kësaj kohe kanë mbetur pa ujë dhe ushqime, pasi në zonën ku ndodhen nuk ka markete ku mund të furnizohen.
“Jemi duke pritur prej më shumë se 9 orësh, të bllokuar në kufirin Serbi–Kroaci. Kemi mbetur pa ujë dhe ushqime. Presim që autoritetet e Kosovës të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë”, ka thënë ai.
Mërgimtari ka dërguar edhe një video nga vendi, ku shfaqen kolonat e automjeteve në drejtim të kufirit me Kroacinë.
