Linja e famshme ajrore pranë falimentimit, shkak pandemia

Kriza në industrinë e aviacionit po rritet gjithnjë e më shumë. Një nga linjat ajrore më të vjetra në botë, “Czech Airlines” është pranë falimentimit.

Kjo kompani e njohur, e themeluar gati 100 vjet më parë, së shpejti mund të pezullojë të gjitha operacionet e rregullta dhe të shpallë falimentimin.

Kompania nuk po paguan detyrimet e saj dhe ka gjeneruar një borxh prej gati 70 milionë eurosh ndaj furnitorëve dhe udhëtarëve.

Pandemia ka ndikuar që fluturimet e kompanisë të bien drastikisht, gjë e cila ka bërë që borxhet e “Czech Airlinesit” të rriten shumë muajve të fundit


Shtuar 16.03.2021 14:35