Largimi i presidentit Joe Biden nga gara presidenciale vjen pas javësh shqetësimi për qëndrueshmërinë dhe aftësitë mendore të tij, si dhe thirrjeve të vazhdueshme të demokratëve. Po ashtu, që një president amerikan tërhiqet nga gara për rizgjedhje, vjen për të parën herë që nga viti 1968.
Tërheqja e fundit për një tjetër mandat presidencial ka qenë ajo e Presidentit Lyndon Johnson, që vendosi të mos kërkonte një mandat të dytë të plotë në vitin 1968, megjithëse tashmë vendimi i Biden vjen disa muaj më vonë, teksa ka nisur fushata elektorale.
Njoftimi Biden është gjithashtu zhvillimi i fundit tronditës në një fushatë shumë të ngarkuar politike, e cila u trondit pak ditë më parë nga një tentativë për vrasjen e Trump.
Por as tentativa për vrasje dhe efekti i saj i trazuar në garë, nuk mund të ndalonte humbjen e mbështetjes me të cilën po përballej Biden në mesin e demokratëve të Kongresit.