Kroacia përfaqësohet nga Baby Lasagna me “Rim Tim Tagi Dim” në Eurovision 2024

Nga 24 këngët e prezantuara, vetëm 16 prej tyre kaluan në finalen e Dora 2024 të Kroacisë.

Kjo për të zgjedhur fituesin e Eurovision 2024, që këtë vit pritet të mbahet në Malmo të Suedisë.

Finalja u u mbajt në studiot e HRT-së në Zagreb dhe pritej nga aktori Dushko Curlic, prezantuesja televizive Maja Ciglenecki dhe gazetarja Anja Cerar.

Vendimi u nda midis televotimit (me vlerë 50%), jurisë ndërkombëtare (25%) dhe jurisë kroate (25%). Pasi u numëruan të gjitha votat, Baby Lasagna u shpall fitues me këngën “Rim tim tagi dim”. Në vend të dytë u rendit Vinko me “Lying Eyes” dhe në vend të tretë Let 3 me “Baba roga”.

Shqipëria sivjet përfaqësohet në Eurovision nga artistja e mirënjohur, Besa Kokëdhima.


Shtuar 26.02.2024 17:58