Kriza Ukrainë – Rusi, kryebashkiaku i Kievit bën thirrje për qetësi

Pavarësisht paralajmërimeve për një sulm të afërt rus nga udhëheqësit perëndimorë, kryebashkiaku i Kievit tha se vlerësimi i situatës ndryshon nga ai i presidentit amerikan Joe Biden.

Duke folur për BBC në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Vitali Klitschko tha se sipas shërbimeve të sigurisë së Ukrainës ushtarët rusë ishin në të njëjtat pozicione përgjatë kufirit të Ukrainës.

Por ai tha se ishte më i shqetësuar tani sesa ishte disa javë më parë dhe shtoi se civilët në Ukrainën lindore ishin shumë të tensionuar pas sulmit të së enjtes në një kopsht fëmijësh në lindje të vendit. Klitschko tha se diplomacia nuk ka funksionuar ende për të zgjidhur këtë krizë, por ai shpresonte situata do të zgjidhej gjatë ditëve në vijim.

“Ne shpresojmë që këtu në konferencën e sigurisë në Mynih të gjejmë një zgjidhje dhe zgjidhja demokratike është prioriteti kryesor për ne, për Ukrainën.

Diplomacia është vetëm një rrugë në këtë konflikt,” përfundoi Klitschko


Shtuar 18.02.2022 11:42