Modelja e famshme Kourtney Kardashian mund të jetë në një pritje të ëmbël me me të fejuarin e saj Travis Barker.
Lajmin e ka për të ditur e përditshmja britanike “The Sun” e cila shkruan se këto hamendësime mbi Kardashian, vijnë pas një fotoje të publikuar prej saj në prehrin e Barker.
Veshja e saj që i ekspozonte shumë barkun si dhe mospërdorimi prej pak kohësh i alkoolit prej saj kanë shtuar edhe më shumë dyshimet se ajo mund të jetë shtatzënë.
Kujtojmë se ajo është nënë e tre fëmijëve, Mason, Penelope dhe Reighn, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Scott Disick./ albeu.com