I refuzoi kërkesën për foto, McGregor tenton të rrahë këngëtarin (FOTO LAJM)

Connor McGregor nuk i qëndron dot larg telasheve. Ish-kampioni i UFC, i pranishëm në ceremoninë e MTV Video Music Aëards, u përplas me këngëtarin Machine Gun Kelly, kur të dy ishin të shoqëruar me partneret respektive.

Arsyeja e sherrit ishte se këngëtari nuk pranoi që të bënte foto me McGregor. Irlandezi nuk e priti mirë refuzimin dhe nisi ta ofendonte.

MGK e shty ish-kampionin e UFC, i cili aktualisht po rekuperohet nga fraktura në këmbë që pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Poirier.

McGregor i hodhi pijen që mbante në dorë, para se të ndërhynin punonjësit e sigurisë dhe partnerja e këngëtarit, Megan Fox./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 11:50