Koronavirusi i merr jetën 82 personave në Itali

Shteti fqinj, Italia ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 82 qytetarë, teksa janë 1 820 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu, gjatë këtij harku kohor janë shëruar 6 358 pacientë të shtruar në spitale, ndërsa në shtrimet e reja është venë re një ulje me 109 pacientë më pak se një ditë më parë.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Itali janë konfirmuar të infektuar me Covid 4,217,821 raste të reja mes të cilëve kanë humbur jetën 126,128 persona.


Shtuar 31.05.2021 18:36