E kemi parë me veshje elegante gjatë pjesëmarrjes në ceremoni zyrtare apo mbrëmje gala, me veshje sportive për t’iu bashkuar sfidave në mes të natyrës. Por kostumi i kamuflazhit mungonte ende në listën e gjatë të veshjeve të Kate Middleton. Tani Dukesha e Kembrixhit mund të thotë se i ka shtuar një pamje të re koleksionit të saj.
Në llogaritë e rrjeteve sociale të Kensington Palace janë shfaqur disa foto ku shihet me helmetë në kokë teksa po vizitonte Akademinë e Trajnimit Pirbright në Surrey.
Kate Middleton duhej të fliste me disa rekrutë të rinj nga qendra e trajnimit dhe të “futej” në jetën e një ushtari, të kompletuar me inspektimin e pajisjeve. Dukesha kështu duket se dëshiron të ndjekë hapat e vjehrrës së saj.
Princesha Diana, në fakt, kishte bërë një vizitë të ngjashme në vitin 1988. Me atë rast Lady D shkoi të takonte ushtarët e Regjimentit Mbretëror Hampshire në Tidworth, Wiltshire. Megjithatë, nëna e Princit William shkoi edhe më larg se Kate duke ngarë një tank.