Kanye West synon të ndihmojë njerëzit e pastrehë duke ndryshuar të gjitha pronat e tij dhe nga ana tjetër, ka në plan të jetë vetë “i pastrehë për një vit”.
Krahas organizimit të një koncerti në bashkëpunim me Drake për të rritur ndërgjegjësimin për “nevojen për reformë në burgje dhe dënimet përkatëse”, reperi tani do të përpiqet të zgjidhë edhe problemet e të pastrehëve në Los Anxhelos.
44-vjeçarit i lindi dëshira për të qenë i pastrehë sepse “sundimi kapitalist” po vret shoqërinë. Ai po planifikon t’i kthejë të gjitha shtëpitë në kisha, të cilat do të veprojnë si ” jetimore dhe do të jenë një vend ku çdokush mund të shkojë”, tha ai për O32C (via The Independent).
Duket se Kanye nuk e përjetoi vërtet se ç’do të thotë të jesh i pastrehë kur lançoi këto bluzat e grisura për mbi 500 dollarë.
Kanye West po planifikon që të jetë i pastrehë brenda
Madje pretendon të jetë një i pastrehë që ka mbi 1 miliardë dollarë pasuri. WOW! A mund të surprizohemi më nga Kanye?