“Je e vdekur”, deputetja ekuadoriane kërcënohet nga mafia shqiptare: Duan të ndalen hetimet

Deputetja ekuadoriane, Viviana Veloz, ka denoncuar në polici se ajo dhe këshilltari i saj kanë marrë kërcënime nga mafia shqiptare.

Sipas asaj që raportojnë mediat ekuadoriane, deputetja veloz ka thënë në policia se ka marrë kërcënime me vdekje mga mafia shqiptare, pasi kërkojnë që të ndalohen hetimet në qeveri për korrupsion dhe në kuadër të çështjes Encuentro si dhe parandalimi i raportimit të policisë për lidhjet e dyshuara mes trafikut të drogës dhe mafies shqiptare.

Denoncimi i Veloz në polici është bërë të hënën e 20 shkurtit.

Deputetja tregoi një fotografi në celularin e saj dhe tha se të dielën i kanë lënë një shënim në automjetin e këshilltarit të saj, Christian González, me flamurin shqiptare dhe një fjalë shqip, që përkthyer në spanjisht do të thotë “i vdekur”. ”

Shënimi u vendos kur automjeti ishte parkuar jashtë Universitetit Qendror të Ekuadorit.

Veloz raportoi se mori edhe mesazhe frikësuese në llogarinë e saj në Instagram. “Kërcënime me vdekje dhe se ata do të bëjnë një tentativë për jetën e prindërve të mi dhe të familjes sime nëse nuk ndaloj hetimin e çështjes Encuentro dhe hetimin e raportit të madh. Madje, brenda atij mesazhi më kanë dërguar edhe udhëzimet që sipas tyre duhet të ndje”, ka treguar ajo.

/Albeu.com/


Shtuar 20.02.2023 23:52