Të paktën 13 persona kanë gjetur vdekjen pas lëkundjes së fuqishme sizmike me magnitudë 6.8 që tronditi prefekturën Kumamoto në jug të Japonisë.
Të lidhura
None found
Konfirmimi zyrtar erdhi të mërkurën nga kryeministrja Sanae Takaichi, përmes një njoftimi të transmetuesit publik japonez NHK.
Pasgoditjet kanë lënë gjurmë të rënda në infrastrukturë, me dhjetëra qytetarë të mbetur nën rrënoja. Një kompleks tregtar është dëmtuar rëndë, teksa skuadrat e emergjencës po luftojnë me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit e bllokuar.
Në një fabrikë letre, disa punonjës janë shpallur të zhdukur, ndërkohë që një segment i rëndësishëm i autostradës është shembur tërësisht nga forca e dridhjeve.
Si reagim ndaj katastrofës, mijëra trupa ushtarake janë vënë në gatishmëri dhe janë dislokuar në terren për të përshpejtuar misionet e kërkim-shpëtimit dhe për të garantuar shpërndarjen e ndihmave emergjente në komunitetet e goditura, sipas raportimeve të NHK.
