Izraeli sulmon konsullatën iraniane në Damask, vritet komandanti i Gardës Revolucionare

Konsullata e Iranit dhe rezidenca e ambasadorit iranian në Damask u sulmuan nga Izraeli mesditën e së hënës, sipas mediave lokale.

Sipas të njëjtave burime, ambasadori iranian nuk është lënduar nga ky sulm ajror.

Në të njëjtën kohë, burimet i thanë  Reuters se bastisja goditi një ndërtesë pranë ambasadës iraniane, duke vrarë komandantin e lartë të Gardës Revolucionare në Siri dhe Liban, Mohammad-Reza Zahedi.


Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve siriane raportoi se mbrojtja ajrore siriane ka kapur “objektivat e armikut” në periferi të Damaskut.

SANA raportoi gjithashtu një “shpërthim” të dëgjuar pranë Damaskut./albeu.com


Shtuar 1.04.2024 18:21