Anija gjigante britanike përfundoi nën ujrat e Atlantikut më 15 prill 1912, pas përplasjes me një ajsberg gjatë udhëtimit nga Sauthempton drejt New York-ut. Që nga ajo kohë, shumë mistere kanë shoqëruar këtë aksident. Më poshtë mund të gjeni 15 faktet më interesante, që ndoshta kanë qenë të panjohura deri më sot.
1.Aktorja Dorothy Gibson, e cila ishte në bordin e Titanikut dhe mbijetoi, luajti në një film të quajtur “Saved From the Titanic”, i cili u publikua vetëm një muaj pasi anija u mbyt.
2.Një nga muzikantët e anijes nuk u shpall zyrtarisht i vdekur deri në vitin 2000.
3.Banda e anijes luajti muzikë deri në fund për të provuar të qetësonte pasagjerët, ashtu si në filmin e vitit 1997.
4.Vëzhguesit e anijes duhej të mbështeteshin vetëm në shikimin e tyre dylbitë e anijes ishin të mbyllura brenda një kabineti që askush nuk mund t’a gjente çelësin.
5.Titanikun e ndoqi tragjedia që në fillim. Tetë persona vdiqën gjatë ndërtimit të anijes.
6.Njeriu më i pasur në bord ishte John Jacob Astor IV, i cili besohej se ishte njeriu më i pasur në botë në kohën e vdekjes së tij.
7.Gazeta të shumta raportuan gabimisht se përplasja nuk shkaktoi viktima, duke përfshirë Daily Mail, Belfast Telegraph dhe The World.
8.Një grua që i mbijetoi fundosjes së Titanikut më vonë i mbijetoi fundosjes së një anijeje tjetër: Britannic.
9.Thuhet se disa burra janë veshur si gra për të zënë një vend në një varkë shpëtimi.
10.Asnjë qytet nuk u prek më shumë nga fundosja e Titanikut sesa Southampton, Angli, prej nga ishte nisur anija. Në një shkollë, gjysma e nxënësve humbën baballarët e tyre.
11.Ishin të paktën 13 çifte që festonin muajin e mjaltit në anije.