Ish-sprinteri britanik Leon Baptiste dënohet me burg në Marok për sulm seksual ndaj një të miture

Leon Baptiste, ish-kampion britanik i sprintit dhe fitues i medaljes së artë në Lojërat e Komonuelthit, po vuan dënimin në një burg të Marokut pasi u shpall fajtor për sulm seksual ndaj një të miture.

Të lidhura

None found

Ministria e Drejtësisë së Marokut ka hedhur poshtë raportimet se 41-vjeçari ishte zhdukur. Sipas saj, Baptiste nuk ka pasur një “zhdukje ose mungesë të pashpjegueshme”, por është arrestuar dhe dënuar në këtë shtet.

Një burim i Ministrisë së Drejtësisë, cituar nga BBC, bëri të ditur se ish-atleti u arrestua në Marrakesh në muajin maj. Aktualisht, ai po e kryen dënimin në burgun Al-Oudaya.

Edhe Zyra e Prokurorit Publik të Marokut konfirmoi për BBC-në dënimin dhe veprën penale për të cilën Baptiste u shpall fajtor. Sipas një zëdhënësi, një shtetas britanik ndodhet në burg në Marrakesh pas një vendimi gjyqësor.

Baptiste kishte udhëtuar drejt Marokut rreth dy muaj përpara se të raportohej i zhdukur, ndërsa gjatë kësaj periudhe kishte ndërprerë komunikimin me kontaktet e tij në Britani. Ai kishte shkuar atje së bashku me tre ish-atletë të tjerë britanikë, të cilët tashmë janë kthyer në Britani.

Familja e tij është në dijeni për burgosjen, ndërsa Ministria e Jashtme britanike ka deklaruar se po bashkëpunon me autoritetet marokene.

“Ne po i ofrojmë mbështetje një shtetasi britanik të ndaluar në Marok dhe jemi në kontakt me autoritetet”, tha një zëdhënës i ministrisë.

Ish-sprinteri mbante postin e trajnerit konsulent të sprintit për ekipin kombëtar britanik të atletikës dhe po përgatitte disa nga atletët më të mirë për Lojërat e ardhshme të Komonuelthit.

Në muajin maj, sipas BBC-së, ai u kishte njoftuar disa prej sportistëve që stërviste se do të mungonte “për një kohë”, por pa shpjeguar arsyen. Që atëherë, atletët nuk kishin marrë të dhëna të rëndësishme për mungesën e tij.

Të martën, Baptiste u dërgoi atyre një email të shkurtër për t’u njoftuar dorëheqjen nga detyra. Ai e lidhi largimin me probleme shëndetësore, pa dhënë detaje për natyrën e tyre.

Vetëm pas këtij njoftimi u mësua se 41-vjeçari ndodhej në një burg në Marok. Autoritetet marokene thanë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vuan dënimin në një burg të Marrakeshit.

Leon Baptiste ka regjistruar një karrierë të suksesshme në atletikë. Në Lojërat e Commonwealth-it të vitit 2010, ai fitoi medaljen e artë në garën e 200 metrave, ndërsa në këtë kompeticion ka siguruar gjithsej dy medalje.

Pas tërheqjes nga sporti, ai iu drejtua trajningut dhe në vitin 2023 u shpall Trajneri Britanik i vitit në Atletikë.

Mungesa e tij e papritur ka lënë pa drejtues teknikë disa sprinterë të njohur britanikë, përfshirë fituesin e medaljes së bronztë olimpike Charlie Dobson dhe fituesin e medaljes së argjendtë paralimpike Jacques Shaw.

Sipas raportimeve, trajneri i stafetës Martin Rooney dhe kampioni evropian Adam Gemili kanë marrë përsipër të mbështesin atletët që mbetën pa trajnerin e tyre.


Shtuar 19.08.2026 23:16

ganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomCasibomultrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibommarsbahisGrandpashabetGrandpashabetjojobetmatbetholiganbetcasibomjojobetgrandpashabet