Ish-presidenti Donald Trump shpallet fajtor për 34 akuzat

Juria ka shpallur ish-presidentin e SHBA-së, Donald Trump, FAJTOR për të 34 akuzat. Ndër të cilat edhe falsifikimini i të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë të parave të heshtura të bëra për ish-yllin porno Stormy Daniels.

Ai bëhet ish-presidenti i parë që dënohet për një krim. Kjo është për numërimin e parë nga 34 akuzat në total. Ka më shumë vendime për të ardhur. Gjykata dëgjoi 22 dëshmitarë gjatë gjashtë javëve, përfshirë Stormy Daniels, takimi i dyshuar seksual i së cilës me Trump është në qendër të këtij rasti. Trump akuzohet se ka fshehur një pagesë të bërë nga ish-avokati i tij për të blerë heshtjen e ish-yllit të filmit për të rritur pak para zgjedhjeve të 2016-ës.


Shtuar 30.05.2024 23:41

Tags: