Irani ndërpret komunikimin me SHBA/ Shkak, situata e tensionuar në Lindjen e Mesme

Ndërsa Teherani po kërkon ndihmën e aleatëve rajonalë për të ulur shkallën e hakmarrjes izraelite në mënyrë që të mos ketë goditje të bazave të tyre bërthamore nga Tel Avivi, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi deklaroi këtë të hënë se vendi i tij ka shkëputur kontaktin indirekt mes vendit të tij dhe SHBA-ve.

“Ekziston një proces i njohur i quajtur Procesi i Muskatit për kontakt indirekt midis Iranit dhe SHBA-së përmes Omanit. Ky proces tani është ndalur, pasi për shkak të situatës së veçantë të rajonit ne nuk shohim asnjë bazë për ato bisedime derisa të kalojmë.
Në këto kohë ne do të vendosim nëse do të angazhohemi sërish në bisedime apo jo, dhe si ta bëjmë atë nëse vendosim të angazhohemi.”, deklaroi Abbas Araghchi.


Shtuar 14.10.2024 16:30

Tags: ,