Dy vajza 14-vjeçare janë rrahur brutalisht në Teheran pasi u kapën të pambuluar me shami.
Video e publikuar nga mediat italiane shfaq dy të miturat të veshura e xhins dhe bluza që fshihen pas një koshi, por policia e moralit arrin t’i gjejë dhe dy vajzat keqtrajtohen nga tre gra të mbuluara me shamitë e zeza.
Dy 14-vjeçaret detyrohen të hipin në automjetin e policisë së moralit, moment që në disa raste ka pasuar me vdekjen, por ende nuk i dihet fati i tyre.
Pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran policia e saj e moralit vazhdon të rrahë dhe keqtrajtojë gratë në rrugë.