Ikona e kinemasë ndërron jetë në moshën 91 vjeçare (FOTO LAJM)

Legjenda e filmit francez, Jean-Louis Trintignant ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeçare. Ikona e ekranit ndërroi jetë i rrethuar nga familja pas një beteje tre vjeçare me kancerin në mushkëri, konfirmoi gruaja e tij. Presidenti Emmanuel Macron e quajti Trintignant “një talent dhe zë i mrekullueshëm artistik”.

Trintignant luajti me Brigette Bardot në paraqitjen e tij të parë në film më shumë se 65 vjet më parë. Trintignant, luajti në 31 filma nga viti 1966 -1974, duke fituar vlerësime. Një sërë rolesh kryesore në filmat midis fundit të 1960 dhe mesit të 1970 e bënëTintignant një nga yjet më të njohur në Evropë.

Ai njihet më së shumti për rolet, përfshirë “A Man and a Woman,” “My Night at Maud’s,” “The Conformist,” “Three Colors: Red” dhe “Amour.” Në vitin 1969, Trintignant u nderua me çmimin e Kanës për aktorin më të mirë për thrillerin politik “Z”, drejtuar nga regjisori Costa-Gavras.