IDF gjen materiale në tunelin e Gazës që tregojnë lidhje të drejtpërdrejta midis Hamasit dhe Iranit

Zëdhënësi i IDF-së, Daniel Hagari tha në deklaratat e tij se trupat izraelite zbuluan dokumente dhe materiale të tjera në një tunel në Gaza që tregojnë se ekziston një lidhje midis Hamasit dhe Iranit.

“Ne gjetëm dokumente zyrtare të Hamasit nga viti 2020, duke përfshirë detajet e fondeve të transferuara nga Irani në Hamas dhe Yahya Sinwar, midis 2014 dhe 2020. Më shumë se 150 milionë dollarë u transferuan nga Irani në Hamas,” tha Hagari.

“Ky është një shembull tjetër se si Irani eksporton terror në të gjithë Lindjen e Mesme. Ky është një problem global”, shtoi zëdhënësi i IDF.

Sipas zyrtarit izraelit, në këtë tunel trupat izraelite gjetën një kasafortë dhe çanta që përmbanin më shumë se 20 milionë NIS para të gatshme (5.5 milionë dollarë).

Haggari shton gjithashtu se gjatë gjithë operacioneve IDF ka gjetur miliona dollarë në objektet e Hamasit në Gaza. Vihet re se në imazhet e publikuara nga IDF, disa zarfe me para të gatshme i drejtohen Yahya Sinwar.


Shtuar 6.02.2024 21:47

Tags: , ,